Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

03 dhjetor 2018 | 11:03

Të dielën pasdite është gjetur një burrë pa shenja jetë në banesën e tij e cila ndodhet në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka njoftuar futjen e një kompeticioni…