Konfirmohet turneu i tretë për klube pas Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës

03 dhjetor 2018 | 11:02

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka njoftuar futjen e një kompeticioni të tretë për klubet pas Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, i cili do të jetë i përbërë nga 32 skuadra dhe ku do të luhen plot 141 ndeshje. Ky kompeticion do të startojë në vitin 2021.

Fituesi do të ketë të drejtën për të marrë pjesë në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm. Ky turne nuk ka një emër zyrtar si dhe do të luhet të enjteve.

Konfirmimi i UEFA-s për kompeticionin e ri: “Duke parë kërkesat e anëtarëve të ECA për të rritur numrin e përgjithshëm të klubeve që marrin pjesë në kompeticionet për klube të UEFA-s, është marrë vendimi për të zhvilluar një kompeticion të tretë të përbërë nga 32 skuadra. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në Ligën e Kampionëve, Evropa Ligë dhe kompeticioni i ri) në 96 skuadra, me 32 ekipe pjesëmarrëse në çdo kompeticion”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Energjisë në Katar, Saad Sherida al-Kaabi, ka thënë…