Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që u mbyt në lumë në Klinë

22 maj 2022 | 16:33

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, dy qytetarë, axhë e nip, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe e kanë thirrur policinë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi nuk siguruan shërbimet e Kylian Mbappes, Real Madridi tani…