Gjendja e jashtëzakonshme e dërgon vendin në katastrofë ekonomike

11 korrik 2020 | 15:18

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të dërgojë vendin në katastrofë ekonomike.

Rukiqi ka thënë se çdo mbyllje e bizneseve në Kosovë do të jetë fatale për ekonominë. Ai është shprehur në luftën me pandeminë duhet të ndërmerren masa ndaj bizneseve që nuk respektojnë rregullat e jo në kurriz të ekonomisë.

“Nëse gjendja e jashtëzakonshme shpallet për të mundësuar masa me të rrepta në luftën me pandeminë, atëherë këto masa te mos ndërmerren në kurriz te ekonomisë në teresine e vet. Masat duhet te ndërmerren ndaj atyre bizneseve që nuk respektojnë rregullat dhe masat parandaluese”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua australiane që fitoi një çmim lotari 34.8 milionë…