Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Gjilan, e qetë

06 dhjetor 2018 | 16:16

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në Gjilan, por njëkohësisht ka shprehur keqardhje për disa raste të plaçkitjeve që kanë ndodhur në zonën e Bresalcit, që sipas raportit të policisë, në rajonet tjera të Kosovës, kanë qenë më të theksuara.

Halit Rexhepi, kryesues i kësaj trupe komunale të sigurisë, ka thënë se plaçkitjet e armatosura në Bresalc, kanë shqetësuar banorët, duke përmendur si rast konkret familjen Uzunaliq, e cila ka qenë njëra nga shënjestrat e hajnave të armatosur.

Ndërsa major Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjendja e përgjithshme e sigurisë, është stabile, ndërsa si preokupim të policisë ka përmendur vjedhjet e kafshëve, që më tepër janë shfaqur në komunat fqinje, por duke mos e kursyer as Gjilanin, ndonëse këtu rastet janë më të pakta.

Në lidhje me disa plaçkitje të armatosura, të cilat janë ngritur si shqetësim nga KKSB-ja, Ramushi ka nënvizuar faktin se ky fenomen ka një shtrirje në disa rajone të Kosovës dhe se policia është duke bashkëpunuar në zbulimin e kryesve dhe tashmë ka edhe persona të ndaluar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetimet kanë zbuluar se helikopteri i ish-pronarit të Leicester Cityt,…