Gjendja në veri, Haradinaj rendit katër veprime që duhet t’i ndërmerr qeveria

10 nëntor 2022 | 11:12

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se analizimi i gjendjes në veri të vendit tregon se pasojat mund të jenë mjaftë të rënda mbi secilin, jo vetëm për pozitën, por  edhe në opozitën.

Në këtë drejtim, Haradinaj nga faltorja e Kuvendit, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendos të shtyjë vendimin për marrëveshjen e targave, apo kërkesën për konvertimin e targa nga ato ilegale në RKS.

“Analiza e gjendjes thotë si vijon: Veprimi i parë është formimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje. Pra të dashur deputetë, qeveri që e ndjeni peshën e situatës ju lutem të bashkohemi në veprimin e parë, e veprimi i parë është pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targat. Veprimi i dytë që duhet marrë nga të gjithë ne së bashku është dialogu me serbët lokal, pra me serbët e Kosovës, jo vetëm nga kjo foltore por një dialog intensiv për t’i kthyer ata në institucione, e për të kthyer besimin në institucione”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se veprimi i tretë, por jo nga rëndësia është një dialog intensiv i qeverisë me opozitën, jo vetëm për shkak të konferencave, fotografive e poenëve por për shkak të gjendjes.

“Veprimi i katërt është një samit, diskutim disaditorë me Amerikën deri në arritjen finale me Serbinë, në mes kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë. Ikja nga këto veprime, mos hyrja në temë përndjekja përmes turizmit diplomatik e shëtitje në shtete të Evropës e deklarimet rrethanore nuk e ndihmojnë gjendjen.

Çdo sekondë, çdo minutë kjo gjendje po na kushton e askush s’do të jetë më pak fajtor. S’do të jetë faji vetëm i pozitës, por të gjithë së bashku do të kemi pasoja që na vinë në drejtim të këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aftësia e energjia e një personi për të jetuar, rritur…