Gjenerali Clark gazetarit francez: Millosheviqi ka plan për t’i dëbuar shqiptarët nga Kosova, ne nuk e lejojmë

06 prill 2024 | 11:25

Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate Gjenerali Wesley Clark që ishte në krye të operacionit për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë për shkak të krimeve ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë kishte pasur një shkëmbim të nxehtë me një gazetar francez, i cili disa ditë pas fillimit të sulmeve po insistonte se shqiptarët po largoheshin nga Kosova për shkak të bombave të NATO’s. Ky “argument” kryesisht përdorej nga zyrtarët në Beograd, por Clarke kishte konfrontuar ashpër gazetarin francez kur ai kishte insistuar gjatë një interviste me të më 31 mars 1999 disa ditë pas fillmit të fushatës ajrore ndaj caqeve serbe.

Clark kishte thënë se fushata nga ajri kundër Jugosllavisë nuk do ta ndalë spastrimin etnik të kosovarëve.

Clark kishte theksuar po ashtu se ata e dinin për një kohë të gjatë planin e Presidentit të RFJ Millosheviç dhe se NATO do të vazhdojë të sulmojë dhe degradojë forcat e tij.

Po të njëjtën ditë zëdhënësi në konferencën e përditshm për shtyp të NATO-s, zëdhënësi Jamie Shea, kishte deklaruar se forcat serbe të sigurisë po shkatërronin sistematikisht të gjitha të dhënat zyrtare për popullsinë kosovare në një përpjekje për t’ua hequr plotësisht të drejtën e tyre si popull.

E Clark në një shkëmbim të nxehtë me një gazetar francez në selinë e NATO-s, tha se Aleanca kishte ditur për planin e Millosheviçit për të zhdukur popullsinë etnike shqiptare.

Ai gjithashtu konfirmoi se strategët e NATO-s ishin të vetëdijshëm se një plan po hartohej edhe gjatë bisedimeve të paqes në Rambuje.

Clark tha se bombardimet do të ishin në gjendje të degradonin vetëm forcat serbe që po kryenin shkatërrimin e popullit kosovar, por nuk do të ishte në gjendje të ndalonte mizoritë.

“Ky është një mashtrim i madh antihumanitar i krijuar nga Presidenti Millosheviç dhe drejtuesit e tij të policisë ushtarake dhe është krijuar për të ndryshuar demografinë e Kosovës.”

Pyetje: (Gazetari francez) Po, por kjo po ndodh sepse po bombardoni

Clark: “Jo, jo, jo, kjo nuk është ajo që po ndodh fare. Ky ishte një plan…nuk është një pasojë, është e kundërta. Ky ishte një plan që u hartua gjashtë muaj më parë ose më gjatë. Unë e di këtë plan sepse ma kanë përshkruar atë”

Pyetje: Pra, e dinit planin?

Clark: Sigurisht që ne e dinim këtë plan.

Pyetje: (Gazetar francez) Pse nuk bombardonit nëse e dinit planin?

Clark: Më dëgjoni, ky ishte një plan për të spastruar etnikisht Kosovën dhe për të hequr qafe popullatën shqiptare, a do ta mbrojmë atë? A do të qëndrojë Franca për këtë? Unë nuk mendoj kështu. Tani e paralajmëruam presidentin Millosheviq se nëse ai do ta bënte këtë, ai do të lëndohej rëndë. Ne thamë se do të sulmonim, do të shkatërronim dhe do të degradonim forcat e tij të armatosura dhe policinë, ne do ta lëndojmë atë. Por a mund ta ndaloni atë në tokë? Jo, nuk mund të ndaloni veprimet paraushtarake nga ajri, të gjithë e dinim këtë, por kur plani filloi të shpalosej gjatë bisedimeve të Rambujesë, kur ai vazhdoi të sillte forcat atje, kur vazhdoi të luftonte dhe të përkeqësonte situatën atje dhe të fillonte operacionet kundër UÇK-së ne pamë sesi plani po merrte formë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar i dyshuari kryesor për dëmtimin e ulëseve të…