Gjenocidi i Srebrenicës, Holanda kërkon falje që dështoi të ofronte siguri

12 korrik 2022 | 11:46

Ministrja e Mbrojtjes në Holandë, Kajsa Ollongren, në emër të shtetit të saj ka kërkuar falje për dështimin e ofrimit të sigurisë në Srebrenicë, 27 vjet më parë.

Holanda ishte përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar siguri.

Disa ushtarë holandezë ishin marrë peng nga paramilitarët serbë. Holanda është akuzuar vazhdimisht që ka dështuar në misionin për ofrimin e sigurisë.

“Komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofrojë mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës. Dhe si pjesë e atij komuniteti, qeveria holandeze ndan përgjegjësinë politike për situatën në të cilën ndodhi ai dështim. Për këtë ne ofrojmë faljen tonë më të thellë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Mbi 8 mijë burra myslimanë ishin masakruar brenda dy pak dite në korrikun e vitit 1995.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kanë pak kohë bashkë, duket se romanca e…