Gjergj Dedaj: Nuk jam takuar e as nuk takohem kurrë me Vjosa Osmanin

10 qershor 2022 | 10:32

Është bërë një vit prej se zyrtarisht liroi detyrën e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut. Por, i shkarkuari, Gjergj Dedaj, vazhdon të mos i ketë mirë raportet me familjen presidenciale Sadriu.

I njëjti, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se “e presidenten Osmani nuk kamë pas kontakt asnjëherë në jetën time, dhe me presidenten Osmani nuk do të kem kontakt asnjëherë në jetën time”.

E këtë raport të thyer, sigurisht e ka si pasojë edhe të shkarkimit nga ambasada në Shkup.

Dedaj, që është president nderi i Partisë Liberale, thotë se Vjosa Osmani-Sadriu “për mu nuk është presidente, një presidente që është e obligar me mbrojt unitetin e gjithë qytetarëve të Kosovës, komunitete fetare etnike, bënë dallime, edhe mafioze, do thosha, ai ose ajo nuk mundet me qenë president i vendit”.

I njëjti ka folur edhe për bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun, sa ishin kolegë punë në ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Dedaj në Sytë 7 tha se “ai ka ardh sipas dëshirës së tij, nuk ka qëndruar fare në Shkup, nuk ka pas orar, Ka pas raste me muaj të tërë nuk ka ardh në punë edhe pse pagën e ka marrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari”…