Gjergji një ambasador i nevojshëm në Maqedoni

08 gusht 2018 | 16:48

Sali Bislimi

Dekretimi i Gjergj Dedaj, zëvendësministër i MPJ-së, në misionin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, është një hap i qëlluar dhe i urtë.

Gjergji si themelues i liberal demokracisë kosovare dhe si gardian i vlerave euroatlantike do t’i kontribuoj ngritjes së marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë si dhe rrugëtimit europerëndimore të dy vendeve tona.

Siç dihet në këtë pjesë të Ballkanit ndeshen interesat e ndryshme globale dhe balancimi, strategjia dhe orientimi evropian i Maqedonisë, padyshim e lehtëson edhe rrugëtimin evropian, stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.

Ngritja e pluhurit artificial nga individë dhe qarqe të dyshimta kundër këtij emërimi të Gjergjit ambasador është i porositur dhe qëllimkeq, aq më pak një liberali të dëshmuar proevropian sikurse Dedajt nuk mund t’i vishet petku fetar.

Nëse konstatohet një e vërtetë historike për Perandorinë Otomane të cilën e di e tërë bota akademike dhe intelektuale për atë periudhe 550-vjeçare të sundimit të egër dhe barbarë kjo nuk ka të bëjë aspak me Gjergjin i cili si shumë shqiptarë të tjerë me lëkuren dhe gjakun e tij e ka provuar të qenit nen sundimin Otoman dhe atë të Serbisë së Millosheviqit.

Zëri Perëndimor i Kosovës i uron përzemërsisht këtë mision të shenjtë, dinjitoz dhe profesional të ambasadorit të Kosovës në Shkup, në vendlindjen e Shen Nëna Terezës! SB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka pritur…