Gjermanët shpenzuan 8 miliardë euro në birra vitin e kaluar

22 prill 2019 | 15:19

Gjermanët shpenzuan mesatarisht 100 euro për kokë banori vitin e kaluar duke blerë birra apo pije me përmbajtje të birrës. Shifrat dolën nga një studim i tregut që bëri kompania “Nielsen”.

Sipas saj, në vitin 2018, në Gjermani u shitën rreth 6.1 miliardë litra birrë, 2.9 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Qarkullimi u rrit për 7 për qind, përkatësisht në 8 miliardë euro, pasi pothuajse të gjitha brendet e njohura të birrës i rritën çmimet.

Sipas studiuesve të tregut, birrat klasike, si Pilsner, u ballafaquan me konkurrencë në rritje, ndërsa birrat joalkoolike u bënë gjithnjë e më popullore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet nga kamerat e sigurisë së bizneseve private dhe ato…