Gjermani: Hiqet izolimi, rriten rastet me koronavirus

28 prill 2020 | 12:49

Një javë pasi Gjermania ka hequr disa masa kundër koronavirusit, autoritetet kanë raportuar një rritje të lehtë të nivelit të riprodhimit të virusit.

Instituti “Robert Koch” ka theksuar se niveli i riprodhimit është rritur nga 0.9 sa ka qenë tani vonë, në 1.0. Çdo shifër nën 1 nënkupton se virusi është duke rënë, ndërsa gjithçka mbi 1 do të thotë se po rritet.

Në fillim të marsit, niveli i riprodhimit ishte 3.0, ndërsa më 8 prill ka qenë 1.3, shkruan “Rel”.

Instituti “Robert Koch” për sëmundje infektive njoftoi se ka regjistruar edhe 1 144 raste të reja me koronavirus, që e rrisin në 156 337 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Gjermani.

Sipas të njëjtit burim, numri i viktimave u rrit me 163, në 5 913. Kur ka bërë të ditur lehtësimin e masave të izolimit, kancelarja Angela Merkel, ka shtuar se edhe ndryshimi më i vogël në nivelin e riprodhimit të virusit mund ta ndikojë në përgjigjen e qeverisë.

Gjermania ka një bilanc më të vogël viktimash krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar,  secila me mbi 20 000 të vdekur. Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së, ku pas…