Gjermani, Merkeli në kërkim të zgjidhjes për qeverinë

07 janar 2018 | 12:45

Angela Merkel nis një raund të ri bisedimesh në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit që ka paralizuar jetën politike të vendit.

Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, Gjermania vazhdon të mbetet pa një qeveri të re, sepse tentativat e mëhershme të krijimit të një koalicioni kanë dështuar duke e shtyrë kancelaren sërish drejt social-demokratëve.

Bisedimet pesëditore do të përfshijnë pikërisht këta të fundit, kristiandemokratët e Merkelit dhe partinë simotër, Unionin socialdemokrat CSU.

Shumë ekspertë e shohin këtë si shansin e fundit të Merkelit për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm.
Merkelit tani i duhet t’i bindë krerët social-demokratë se kanë mjaftueshëm objektiva të përbashkëta për të nisur zyrtarisht negociatat e koalicionit nga muaji mars apo prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…