Gjermani, shefi i shërbimit sekret akuzohet për favorizim të ekstremit të djathtë

12 shtator 2018 | 22:04

Duke e gjetur veten të çliruar nga heshtja e pritshme e agjentëve sekretë me një funksion publik kundër kancelares Angela Merkel, kreu i shërbimit të brendshëm sekret gjerman, Hans-Georg Maassen gjendet i mbërthyer nga polemikat dhe i akuzuar për favorizim të ekstremit të djathtë.

Të mërkurën në darkë, ai duhej të shpjegonte me dyer të mbyllura para dy komisioneve të Dhomës së Deputetëve për qëndrimet e tij në lidhje me protestat e fundit raciste. CDU-ja e Angela Merkel dhe Liberalët bënë thirrje sot në mbrëmje për të kthyer faqen ndaj këtyre polemikave duke i ridhënë besimin e tyre, ndërsa e majta vazhdon të ketë rezervat e saj.

Më 7 shtator, ndërsa Gjermania ishte e indinjuar nga aktet e dhunës të ekstremit të djathtë, në vazhdën e tubimeve në Chemnitz pas vrasjes së dyshuar të një gjermani nga dy migrantë në fund të gushtit, Hans-Georg Maassen mohoi në media ekzistencën e ”dëbimeve kolektive’’ ndaj shtetasve të huaj, duke kundërshtuar në këtë mënyrë publikisht kancelaren Merkel.

Ky sulm shumë i pazakontë erdhi pasi liderja gjermane është në konflikt të hapur me eprorin e Maassen, ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili ka dalë kundër pranimit të migrantëve që nga viti 2015, përcjell Atsh.

Maassen, 55 vjeç është kritikuar më tepër pasi vuri në pikëpyetje vërtetësinë e një video ku shfaqen devijime raciste të protestuesve. Videoja rezultoi mëse e vërtetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,…