Shala: Bashkimi i Luginës s’bie ndesh me Kushtetutën

12 shtator 2018 | 22:02

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar në emisionin “Pressing” në “televizionin T7”, se bashkimi i Luginës me Kosovën nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Shala ka thënë se rezoluta që mund të nxirret nga Kuvendi i Kosovës është vetëm qëndrim politik, që sipas tij do ta forconte pozicionin e Kosovës në dialog.

“Rezoluta është diçka politike. Vetëm e forcon pozicionin dialogues të Kosovës. Nuk do të sjell asnjë pengesë apo diçka tjetër”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se nëse Lugina i bashkohet Kosovës nuk do të ketë asnjë shkelje të Kushtetutës..

“Bashkimi i Luginës nuk bie ndesh me kushtetutën e Kosovës. Nuk do të sjell asnjë telashe”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-prokurori special i dorëhequr Elez Blakaj në një intervistë ekskluzive…