Blakaj: Jam turist në Amerikë, po e shqyrtoj kthimin në Kosovë (VIDEO)

12 shtator 21:57

Ish-prokurori special i dorëhequr Elez Blakaj në një intervistë ekskluzive për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dorëheqjen e ka ofruar me qëllim të mbrojtjes së familjes së tij, pasi kishte marrë sugjerime se siguria e tij dhe familjes janë në rrezik.

“Aktualisht e kam statusin e turistit, tash më ka nxit më shumë për të ardhmen time. Duhet të marr një vendim sepse këtu jam me familje. Tash jam në SHBA e kam shtyer dy herë fluturimin sepse nuk ndihem i sigurt të kthehem dhe jam i kërcënuar. Personalisht nuk jam ballafaquar me askënd dhe pesë pare nuk i jap për këtë çështje. Mirëpo në këto rrethana duhet të jem më i kujdesshëm”, u shpreh Blakaj.

Blakaj ndër të tjera tha se është në konsultim me familjen e tij nëse do të kthehet në Kosovë apo jo.

“Asnjëherë nuk e kam menduar të punoj apo të veproj jashtë vendit tim. Tani më duhet një konsultim me familjen për tu kthyer në Kosovë apo jo”, tha Blakaj.

Ndryshe, Elez Blakaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit, ky i fundit po hetonte listat e veteranëve të rrejshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligji i Marokut që penalizon dhunën ndaj grave, ka hyrë…