Gjermania, bindëse ndaj Estonisë

13 tetor 2019 | 22:56

Me 10 lojtar në fushë, Gjermania ka arritur ta mposhtë 3-0 Estoninë.

Gjermania ka marrë tjetër fitore në kualifikimet për Euro 2020. Të besuarit e Joachim Low triumfuan në udhëtim te Estonia, me rezultat 0-3.

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, ka realizuar dy gola në këtë takim, në minutat 51’ dhe 58’, derisa për 3-0 shënoi Timo Werner në minutën e 71-të të ndeshjes.

Gjermania luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 14-të, pasi Emre Can u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 16 vjeçare ditë më parë ka mbajtur fjalim…