Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës, pensionohet Mulleri

02 dhjetor 2022 | 11:35

Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës pa mundur të kalojë fazën e grupeve. Futbollisti Thomas Muller menjëherë pas eliminimit ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë”, ka thënë Muller.

Sulmuesi numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i famshëm, Kanye West, ka njoftuar së fundmi mbështetjen…