Gjermania, mbi 11 000 raste me Covid-19

23 tetor 2020 | 08:24

Gjermania të premten ka shënuar mbi 11 000 raste të reja me Covid-19 për të dytën ditë me radhë. Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 49 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 954, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11 242 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 403 291.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se disa në…