Gjermania po përballet me mungesën e punëtorëve të kualifikuar

28 dhjetor 2021 | 22:08

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve të kualifikuar ndërsa ekspertët thonë se në këto kushte mund të aktivizohen ata me më pak kualifikime.

Gjermania ka nevojë të sjellë fuqi punëtore të kualifikuar nga vendet e Bashkimit Europian, por edhe vendet jashtë BE’së që tani vijnë infermierë dhe punonjës që kujdesen për të moshuarit nga vendet e treta si Kolumbia, Shqipëria, Meksika ose Indonezia.

Kryetari i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele ka deklaruar se për programet e trajnimit të mëtejshëm të punonjësve për vitin 2022 është në dispozicion një fond prej rreth 900 milionë Eurosh.

Numri i personave ekonomikisht aktivë në Gjermani që janë subjekt i kontributeve të sigurimeve shoqërore është tashmë në një nivel rekord me 34.3 milionë.

Agjencia Federale e Punësimit supozon se  nëse nuk ndërmerret asgjë – deri në vitin 2035 Gjermania do të ketë një mungesë prej shtatë milionë punëtorësh.

Përveç kësaj, duhen bërë përpjekje për të rikthyer në procesin e punës të paktën disa nga rreth një milion të papunë afatgjatë në Gjermani. Për trajnimin e mëtejshëm të punonjësve nuk mjafton shuma prej rreth 41 miliardë Eurosh që kompanitë tashmë kanë investuar në trajnime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po bëhen dy vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt nga…