Gjermania shënon rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit

03 gusht 2022 | 13:25

Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e e pandemisë dhe lufta në Ukrainë. Xhiroja e të ardhurave nga konsumi ka rënë në qershor në 8,8 përqind, krahasuar me një vit më parë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.

Kjo është rënia më e madhe në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar që nga viti 1994 dhe në terma nominalë – pra jo vetëm parë nga çmimet – shitjet ranë me vetëm 0.8 përqind. “Diferenca mes rezultateve nominale dhe reale reflekton me rritje të larta të çmimeve në pakicë, të cilat po ndikojnë dukshëm në besimin e konsumatorit”, shpjeguan statisticienët.

Ekonomistët parashikojnë periudha të vështira për vazhdimin e shitjeve me pakicë. Rënie ka pasur edhe në shitjet krahasuar me muajin e kaluar: Të ardhurat reale kanë rënë muajin e kaluar për shkak të inflacionit me 1,6 përqind. Kjo vjen si befasi: ekonomistët kishin pritur një rritje të lehtë prej 0,2 përqind në këtë sektor.

Konsumatorët kanë shpenzuar 1,6 përqind më pak për ushqime. Rënia është ndoshta kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, sipas statisticienëve. Ato u rritën me gati 12 përqind krahasuar me qershorin 2021. Fakti që njerëzit shkonin më shpesh në restorante mund të ketë ndikuar negativisht edhe në shitjen me pakicë të ushqimeve – shitjet në tregtinë e catering-ut u rritën me 8,6 përqind në maj krahasuar me muajin e kaluar.

Tregtia e tekstileve, veshjeve, këpucëve dhe artikujve të lëkurës nuk mundi të vazhdojë tendencën pozitive të vitit dhe ishte 5,4 përqind më e ulët në qershor sesa një muaj më parë.

Tregtia në internet, e cila ka lulëzuar gjatë pandemisë, ka shënuar rënie të dukshme. Me një rënie prej 15,1 përqind krahasuar me qershorin 2021, u raportua rënia më e madhe brenda një viti që nga viti 1994. DW

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga…