Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend

21 shtator 2022 | 11:21

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, “Uniper”.

Ky është zgjerim i ndërhyrjes së shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë, që po ndodh si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Marrëveshja me kompaninë “Uniper” bazohet në një paketë shpëtimi, për të cilën është arritur pajtim në korrik, me një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohen nga qeveria.

Si pjesë e marrëveshjes, qeveria gjermane do të marrë shumicën e aksioneve në Uniper, që deri më tani kontrollohej nga “Fortum”-i me bazë në Finlandë.

Qeveria finlandeze ka aksionet më të mëdha në “Fortum”.

Humbjet e “Uniper”-it janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën, raporton “REL”.

Çmimet janë rritur për karburantin e nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa moti po ftohet.

Javën e kaluar Gjermania, gjithashtu, ka marrë kontrollin e tri rafinerive të naftës në pronësi ruse, para se embargoja ndaj naftës ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Videoja e një modeleje është bërë virale në TikTok sepse…