Gjermania vazhdon embargon për eksport të armëve ndaj Arabisë Saudite

18 shtator 2019 | 17:24

Gjermania ka vendosur të zgjasë një embargo për eksportim të armëve në Arabinë Saudite edhe për gjashtë muaj tjerë, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane të mërkurën, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Deri më 31 mars të vitit 2020, asnjë aplikacion për eksportim të armëve në Arabinë Saudite nuk do të miratohet”, ka thënë ky zëdhënës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të martën se mund të vazhdojë masën e vënë pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi vitin e kaluar.

Berlini pati forcuar pozicionin e tij në zhvillimin e luftës në Jemen, që konsiderohet se është zgjatim i forcave saudite dhe atyre iraniane.

Një trakat në mes të konservatorëve të Merkelit dhe Social-Demokratëve të Gjermanisë, pamundëson eksportimin e armëve në shtetet që janë të përfshira në luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur të mërkurën tryezë…