Gjeti rezultatet e dy ndeshjeve në Europian, tifozi fiton 106 mijë euro

29 qershor 2021 | 23:18

Një tifoz nga Gjermania ka fituar plot 106 mijë euro me baste, me dy ndeshjet e ditës së djeshme në Europian.

Tifozi në fjalë, vendosi të luajë në skedinën e tij, dy ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër, me rezultat të saktë. Ai i vendosi 5 euro parashikimit se të dyja ndeshjet do të përfundonin me rezultatin 3-3 pas kohës së rregullt dhe arriti të fitojë një shifër të majme.

Tifozi mbushi llogarinë e tij me 106 mijë euro, me vetëm 5 euro të luajtura. Ankthi te gjermani me siguri ishte i madh, duke ditur se të dyja ndeshjet u barazuan në minutat e fundit. Kujtojmë se pas shtesave dhe penalltive, në çerekfinale u kualifikuan Zvicra dhe Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Një çift,…