Gjibraltari mposhti Shqipërinë

16 gusht 2021 | 16:23

Gjibraltari e ka filluar me fitore FIBA European Challenger U16, duke mundur Shqipërinë me shifrat 52:56 (18:17, 18:14, 6:16, 10:9).

Fillimi i ndeshje ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i çerekut të parë 18:17. Kuqezinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 18:14 për të shkuar në pushim me shifrat 36:31.

Periodën e tretë shumë më mirë e nisi skuadra e Gjibraltarit, që përmbysi rezultati dhe këtë pjesë e fitoi 6:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 42:47. Kjo bërë që në 10 minutat e fundit të zhvillohet ndeshje dramatike. Kuqezinjtë ngushtuan shifrat në 52:55, por nuk mjaftoi dhe Gjibraltari triumfoi në fund 52:56.

Nga ora 17:00 përballen Kosova dhe Malta, ndërsa nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja Luksemburgu-Moldavia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur pa kandidat për kryetar të Skenderajt.…