Gjiganti nga Holanda blen xehet e Trepçës së Veriut

15 shtator 2023 | 20:45

Koncentrati i plumbit i grumbulluar në minierat e pjesës veriore të Kosovës është blerë nga një korporatë holandeze.

Korporata “Trafigura Beheer” është shpallur fituese në ankandin publik përmes të cilit Trepça e Veriut ka shitur 7 mijë tonelata koncentrat të plumbit që gjenden në Crnac e Blero Brdo, si dhe tek Flotacioni në Leposaviq.

Çmimi i shitjes është 13 milionë e 300 mijë euro.

Shpallja e fituesit të kontratës është bërë në Ankand Publik, raporton Paparaci bazuar në njoftimin për shitje të publikuar në platformën e prokurimit publik.

“Trafigura Beheer” është shpallur fituese më 11 shtator, ndërsa kontrata pritet në nënshkruhet brenda pak ditësh.

Kjo korporatë ishte gjobitur nga një gjykatë e Amsterdamit për transport ilegal të mbetjeve toksike të cilat, sipas autoriteteve të Bregut të Fildishtë, mund të kenë ndikuar në rrezikimin e shëndetit të banorëve.

Rrjeti Transmetues Britanik – BBC, kur ka raportuar për dënimin e kësaj kompanie në korrik të 2010-es, ka kallëzuar se historia kishte nisur që nga viti 2006.

Në tetor të atij viti rreth një mijë banorë të këtij shteti të Afrikës Perëndimore ishin ankuar ndaj korporatës “Trafigura Beheer” e cila merret me industrinë e naftës dhe të metaleve, shkruante Kallxo.com më 2012.

Ata pretendonin se mbetjet e transportuara në këtë vend nga kjo korporatë kishin rrezikuar jetë njerëzish.

Në shkurt të vitit 2008 kjo korporatë ishte pajtuar që t’ia paguante Qeverisë së Bregut të Fildishtë një shumë prej 160 milionë dollarësh përmes një ujdie jashtë gjyqësore.

Po ashtu, në shtator të vitit 2009 kjo korporatë ishte pajtuar që t’ua paguante 50 milionë dollarë individëve që pretendonin se janë dëmtuar nga veprimet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e…