Gjilan, arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

12 shkurt 2024 | 10:26

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë më 11 shkurt në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, gjendje shëndetësore që prek…