Gjilanasi gjen arsenal granatash të pashpërthyera në mal

22 shtator 2018 | 13:00

Në fshatin Livoq të Gjilanit një person ka njoftuar policinë se ka gjetur mjete të dyshuar shpërthyese në mal.

Siç njofton policia mjetet janë larguar nga njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në pyll ka vërejtur mjete të dyshuara shpërthyese. Patrulla Policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti për deminim i FSK-ës, dhe njësiti i KFOR-it, kanë identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për 14 copë granata dore të llojit F1 prodhim Shqiptar. Me vendimin e Prokurorit, rasti iniciohet si raport i veçantë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dërgesë me origjinë nga Gjermania është konfiskuar nga Policia…