Tentohet të futet drogë në Kosovë, e dërgojnë nga Gjermania me postë

22 shtator 2018 | 12:57

Një dërgesë me origjinë nga Gjermania është konfiskuar nga Policia pasi e njëjta kishte brenda substancë të dyshuar narkotike. Siç njofton policia, rasti është zbuluar nga Zyra për zhdoganime postare në Prishtinë.

“Një dërgesë e ardhur nga Gjermania në adresë të një personi në Prishtinë, në dërgesë kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit “Amfetaminë”,  me peshë 50 gr. e cila është konfiskuar nga Policia” thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar, por nuk kanë dhënë detaje për të arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të moshës…