Gjilani arrin marrëveshje me Duron

26 qershor 2023 | 13:49

Klodian Duro do ta pasojë Zekirija Ramadanin tek SC Gjilani.

Trajneri shqiptar do ta marrë në dorë ekipin kosovar, i cili do ta zyrtarizojë shumë shpejt marrëveshjen.

Kryetari i klubit gjilanas, Florim Zuka ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Feronikelit, i cili do të rikthehet kështu në futbollin kosovar.

Me Duron, Gjilani do të luajë në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës. Ish-përfaqësuesi shqiptar synon ta çojë përpara klubin nga Anamorava.

Së fundmi, Gjilani u nda me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili mori ofertë nga Arabia Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse përzgjidhni televizorët Samsung QLED ose Neo QLED 4K nga…