Gjilani e mposhti në shtesë Flamurtarin

19 shkurt 2018 | 14:55

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore si mysafire në ndeshjen përmbyllëse të javës së 19-të në Vala Superligë kundër Flamurtarit (0-1), e cila është zhvilluar sot në kryeqytet.

Deri te fitorja skuadra e Gjilanit arriti me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes. Në fakt, ishte minuta e 93-të, kur Betim Haxhimusa shënoi me kokë pas harkimit të Armend Thaqit nga këndorja. Të dyja skuadrat bënë një paraqitje të mirë në një fushë të vështirë për lojë, e ku nuk munguan as rastet në të dyja anët, por goli erdhi vetëm pak sekonda para përfundimit të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në renditje me 29 pikë, derisa Flamurtari mbetet në pozitën e parafundit, me 11 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka thënë se qëndrimi…