Gjilani ndalon kurset private në shkollat publike

26 mars 2019 | 14:38

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan përmes një urdhërese ka ndaluar mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve edukativo-arsimore me nxënës që mësimdhënësi i mëson.

Me këtë, parandalohet imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material.

Kjo urdhëresë është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunën e Gjilanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se…