Gjilani ndez ‘motorët’ për edicionin e ri

01 korrik 2019 | 18:48

Ashtu siç edhe ishte planifikuar, skuadra e Gjilanit të hënën në mëngjes mbajti grumbullimin e parë për edicionin e ri garues 2019/2020, ku edhe nisi fazën përgatitore për këtë sezon. Mes një atmosfere pozitive futbollistët e Gjilanit dhe prurjet e reja patën mundësinë që në grumbullimin e parë të njoftohen nga afër me bashkëlojtarët e tyre, me të cilët nisën një rrugëtim të ri në fanellën e klubit nga Anamorava.

“Para fillimit të seancës stërvitore i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Florim Zuka, i cili i përshëndeti të gjithë futbollistët dhe u uroj mirëseardhje futbollistëve të rinj të Gjilanit. Ai tutje u dëshiroi shëndet dhe një kampionat të mirë e me shumë rezultate pozitive të gjithë futbollistëve, të skuadrës kuq e bardh të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.

Seanca stërvitore e cila ishte dhe e para, ishte kryesisht e lehtë dhe ajo filloi me një vrapim të lehtë. Numri një i shtabit teknik, Gentjan Mezani, së bashku me ndihmësin e tij Alban Hyseni dhe trajnerin e portierëve Afrim Ajdini në programin e stërvitjes kishin planifikuar edhe disa ushtrime të tjera fizike dhe disa teknike, ku në vazhdimin e stërvitjes futbollistët punuan edhe me top. Të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e skuadrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit ka zyrtarizuar të hënën transferimin e qendërmbrojtësit…