Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

21 qershor 2021 | 17:38

Nën mbështetjen e Komunës së Gjilanit dhe me iniciativë të organizatës Gruaja Hyjnore, të hënën është shënuar Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, duke promovuar moton “Ne jemi zëri juaj”, për të qenë afër me të gjitha ato që kanë qenë të dhunuara pa e ndarë kurrë dhembjen me askënd.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka theksuar se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në vazhdimësi dhe me kujdes të veçantë për të mbështetur të gjitha kategoritë që nuk e ndiejnë veten të barabartë në shoqëri dhe posaçërisht për gratë dhe të rejat e Kosovës që gjatë luftës kanë përjetuar çastet më të vështira dhe tmerruese në jetën e tyre. “Ato çaste janë të paharruara për të gjitha ato që janë dhunuar në kohën e luftës. Askush nuk mund ta paramendojë gjendjen e tyre. Gjithmonë do t’u qëndrojmë afër që dhembjen e tyre ta ndajmë së bashku”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Arjeta Maka, në emër të organizatës Gruaja Hyjnore, ka thënë se së bashku me Komunën e Gjilanit sot me këtë pano konfirmojnë se janë pranë të gjitha grave dhe vajzave që ishin të dhunuara e për të cilat ndjenja e tmerrit asnjëherë nuk është eliminuar.

“Ne jemi zëri juaj” është moto e të gjithëve për të qenë afër jush për vuajtjet dhe tmerrin që keni kaluar. Vetëm të bashkuara ne mund të jemi afër të gjitha atyre që janë duke jetuar me tmerrin e asaj kohe”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Eriksen ka tronditur botën e futbollit në ndeshjen e…