Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes

21 shtator 2018 | 16:56

Komuna e Gjilanit ka shënuar të premten me një aktivitet simbolik, Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ku ishin të pranishëm fëmijë të shkollave që kanë lexuar thënie të figurave të njohura të botës për paqen dhe lirinë në përgjithësi.

Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare për të drejtat e fëmijëve, ka thënë se së bashku me Asamblenë e fëmijëve që është e përbërë nga nxënës të shkollave fillore dhe të mesme prej të gjitha komuniteteve kanë lexuar këto thënie dhe njëkohësisht kanë bartur mesazhin për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

Kurse, Olti Suliqi nga asambleja e fëmijëve ka potencuar rëndësinë e rritjes së fëmijëve në paqe të përbashkët dhe liri ku secili fëmijë ka të drejtë të shprehjes, shkollimit, shëndetit dhe një ardhmërie më të mirë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim,…