Gjilani transferon mbrojtësin Ivan Fustar

08 shtator 2020 | 16:07

Sport Club ‘Gjilani’ njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, Ivan Fustar.

31-vjeçari ka lindur në Split të Kroacisë, në skuadrën e Gjilanit vije pas aventurës dy vjeçare në Qipro te skuadra Nea Salamis. Ai gjithashtu karrierë kishte bërë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi ku u paraqit në edicionin 2017/2018.

Ivan Fustar përveç aventurave të ndryshme jashtë vendlindjes, ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlen të ceket ajo në Superligën kroate tek Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015.

“Fustar, i gjatë 1.87 metra njihet për lojën e tij në ajër, ku pritet të jetë edhe një ‘armë’ shtesë e kryetrajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen kuq e bardh të Gjilanit, për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll”, thuhet nw njoftimin e Gjilanit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karrigia e presidentit është e zënë edhe kur formalisht është…