Gjilani triumfon kundër Llapit

20 korrik 2019 | 22:37

Kuq e bardhët kanë triumfuar në ndeshjen e sotme kontrolluese kundër ekipit llapjan, KF Llapi, e zhvilluar në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan.

Realizator i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Fiton Hajdari, i cili në pjesën e dytë me golin e tij i dha epilogun final këtij takimi.

Vlenë të theksohet se futbollistët e Gjilanit sot zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë, ku krijuan shumë raste të mira shënimi dhe treguan formë të lartë, sikurse fizikisht poashtu dhe teknikisht, e që rezultoi me posedimin e topit në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë përgjatë 90 minutave, ku u pa një futboll i bukur për sy para të pranishmëve, që ishin rreth 500 shikues për ta ndjekur ndeshjen e sotme nga afër.

Në ditën e sotme u pa lojë hapur nga dyja skuadrat në fushën e blertë, tregues i mirë se skuadra e Gjilanit po mer formën e duhur, para fillimit të këtij edicioni, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se të shtunën ka…