Gjilani vazhdon me lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

15 maj 2020 | 16:35

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan po vazhdon me lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Gjatë ditë, sot është bërë rrënimi i një muri nga një uzurpator në rrugën “Motrat Qiriazi” në lagjen “Rruga e Prishtinës”, i cili ka ndërtuar murin në rrugën publike të paraparë me planin detal urban të si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  16.05.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit  Gjakovë…