Gjimshiti paralajmëron fitore ndaj Skocisë

13 nëntor 2018 | 17:32

Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, është optimist se Shqipëria mund të arrijë tri pikë në ndeshjen ndaj Skocisë, të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Besoj se me Skocinë do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata luajtën me mirë atje. Ne kemi rastin t’i tregojmë vlerat tona. Në fund do të arrijmë atë që duam. Nëse luajmë si skuadër, e dimë se jemi të fortë. Tifozët? Mendoj se na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës. Shpresoj se do të jenë në stadium, të na japin forcën e tifozit”, ka thënë Gjimshiti, i cili ka folur edhe për ndeshjen ndaj Izraelit.

“Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, nuk mbrohet vetëm me mbrojtësit. Ato që bëmë ishin gabime personale. Ndaj Izraelit kemi bërë gabime më shumë personale. Na kushtuan”, ka shtuar Gjimshiti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo aktore argjentinase ka mahnitur fansat duke postuar një foto…