Gjindet gjakovari i zhdukur tre muaj më parë, kishte qenë në pushime në Mal të Zi e në Sarajevë

07 korrik 2023 | 23:36

Tre muaj më parë, në polici u raportua për zhdukjen e një personi.

Malë Boneshta u raportua si i zhdukur nga vëllau i tij, pasi kishte qenë për vizitë dhe nga ajo kohë nuk dinte më për vendndodhjen e tij.

Sot rreth orës 02:20, Boneshta është hasur në Pikën Kufitare Merdare.

Ai u has në Merdare gjatë regjistrimit në sistem, dhe i njëjti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Boneshta u shoqërua në Stacionin Policor në Gjakovë, ku u intervistua dhe deklaroi se kishte dalur për shëtitje në Mal të Zi e më pas shkoi ne Sarajevë.

Indeksonline raporton se në Sarajevë, Boneshta qëndroi deri dje.

I njëjti ka pohuar në polici se nuk ka pasur probleme familjare dhe nuk i ka njoftuar mbi vendndodhjen e tij.

Pas përfundimit të procedurave, Boneshta është marrë në shtëpi nga vëllau i tij.

Rasti ndërkohë është akoma duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’i dërgojnë Ukrainës…