Gjini: 14 Qershori mbetet njëra prej ditëve më të rëndësishme për Gjakovën

14 qershor 2020 | 16:49

Me rastin e 14 Qershorit, ditës së çlirimit të Gjakovës, kryetari i komunës Ardian Gjini, të dielën ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek varrezat e martirëve dhe dëshmorëve të komunës sonë.

Fillimisht nderime janë bërë tek Lapidari ‘Shokët e Lirisë”, për të vazhduar më tej varrezat e dëshmorëve në varrezat e qytetit, në Kompleksin Memorial në Meje, në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit dhe tek shtatorja e heroit Agron Rama.

Duke kujtuar kontributin dhe sakrificën e madhe që populli ynë e ka dhënë për këtë ditë, kryetari Gjini ka thënë se 14 Qershori mbetet njëra prej ditëve më të gëzuara dhe më të rëndësishme për Gjakovën, prandaj për këtë respekti dhe nderi duhet tu kushtohet pikërisht të gjithë atyre që e mundësuan një ditë të tillë.

Ndryshe, për nderë të ditës së Çlirimit, komuna e Gjakovës qysh herët ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve ceremonial, kulturore e artistike, por për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë, të gjitha këto aktivitete janë anuluar në mënyrë të pavullnetshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të…