Gjini nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Jahjaga

14 nëntor 2022 | 15:28

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Jahjaga, lidhur me programin “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale” për zhvillim profesional të vajzave të reja në politikë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, vajzat përveç anës teorike, do të kenë mundësinë të ndjekin edhe fazën e praktikës në kuadër të komunës së Gjakovës.

Gjatë praktikës, vajzat e përzgjedhura do të kenë mundësinë të punojnë në institucion të komunës dhe të mësojnë nga vetë drejtoreshat komunale, të cilat janë caktuar në rolin e mentorëve për ketë program.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur për stacionin radiofonik France…