Gjini për AAK-në: Dy herë e kemi pas kryeministrin, në periudha të shkurtra, por kemi lënë gjurmë në histori të Kosovë
25 maj 2026
| 22:13
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, deklaroi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se subjekti i tij ka kaluar sfida të shumta politike ndër vite.
Ai tha se, megjithëse Aleanca nuk ka qeverisur gjatë, ka lënë gjurmë të rëndësishme në vend.
“Kemi pasur sfidat tona. Dy herë kemi qenë në Qeveri. Kryetari Ramush Haradinaj ka qenë dy herë kryeministër. Kanë qenë periudha të shkurtra, por kanë lënë gjurmë në historinë e Kosovës”, u shpreh Gjini.



