Gjithnjë e më larg Juventusit, Di Maria pritet të rikthehet në Spanjë

26 maj 2023 | 11:52

Angel Di Maria nuk do ta rinovojë kontratën me Juventusit dhe kjo është një dëshirë e lojtarit dhe klubit.

Secili për motivet e veta, duke qenë se argjentinasi nuk është dakord me taktikat e trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa drejtuesit e shohin të panevojshme të rinovojnë me të paktën shtatë milionë euro me një 35-vjeçar.

Në këtë formë, sulmuesi ka nisur të mendojë për të ardhmen teksa alternativat nuk i mungojnë teksa së fundmi listës i është shtuar edhe Borussia Dortmund. Verdhezinjtë që presin të zyrtarizojnë titullin kampion, ëndërrojnë një goditje prestigjioze dhe duket se Kampioni i Botës me Argjentinën përmbush kushtet e gjermanëve. Di Maria po merr kohë për ta menduar ofertën teksa për të aktivizimi në Bundesliga do të ishte një risi që mund ta joshë në fundin e karrierës. Gjithsesi, në anën tjetër është edhe Spanja.

Di Maria e njeh mirë La Liga-n pas eksperiencës me Real Madrid teksa tashmë ka një tjetër propozim nga kryeqyteti dhe tashmë bëhet fjalë për Atleticon e Diego Simeones. Por, nuk duhet lënë pas edhe Barcelona që ishte pranë anësorit edhe verën e shkuar. Mes palëve ka pasur gjithnjë një “flirt” dhe mbetet për t’u parë nëse do të bashkohen këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
100 zviceranët më të pasur që nuk janë as 40…