Gjobat për shkelje gjatë fushatës, prinë PDK-ja dhe LDK-ja

04 tetor 2019 | 13:32

Subjektet politike që janë në garë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes dhe ankesave të shumta janë gjobitur me mbi 154 mijë euro.

Për nga shifra e gjobave të shqiptuara prinë PDK-ja, pastaj Lista Serbe, e pasuar nga LDK-ja, koalicioni AAK-PSD dhe Nisma Socialdemokrate.

Kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku tha për KosovaPress, se gjatë kësaj fushate zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, shuma totale e gjobave arrin vlerën e 154 mijë e 450 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror ka filluar…