Gjobë ndaj dy shoferëve që tejkaluan shpejtësinë

09 gusht 2022 | 12:50

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orën 00:20 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 90 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet M.B (M/K) i moshës 19-vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

Në po të njëjtën rrugë, rreth orës 00:43 , policia ka ndaluar shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 118 km/h. Ndaj shoferit me inicialet A.T (M/K) i moshës 33-vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion. Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë sqarime se si…