Gjuetari i anijeve të mbytura që ka detyrën të gjejë Salan

28 janar 2019 | 22:03

Familja po bën çmos të gjejë trupin e humbur të Emiliano Sala.

Shtatë ditë pasi avioni, që do të dërgonte Sala te klubi i ri Cardiff, u zhduk nga radarët, familjarët e dëshpëruar kanë kërkuar ndihmën e një eksperti detar.

Siç raporton anglezja Mirror, shkencëtari detar David Mearns ka që të dielën që me anë të një makinerie të vogël me helikë po mundohet ta gjejë avionin e rënë në ishullin Guernsey.

Hamendësohet se avioni ka rënë pikërisht në atë zonë, teksa ishte rrugës nga Nantes në Cardiff. Përveç Sala, në avion ishte edhe piloti anglez Dave Ibbotson.

Mearns është një ekspert i kërkimit të anijeve të mbytura dhe sjell me vete teknikë komplekse të ndihmuar nga teknologjia.

Aktualisht ai është duke kërkuar në grupimin e ishujve që njihet si Casquets Island dhe është rreth 13 kilometra larg Alderney. Thellësia është rreth 60 metra.

Ndër të tjera, ekspertët janë duke përdorur një automjet nënujor që është i pajisur me kamera, i specializuar për të gjetur mbeturina anijesh.

Ka qenë familja që arriti të financonte këtë kërkim me anë të një peticioni online, ku kanë kontribuar edhe shumë yje të futbollit europian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi, i është kthyer basketbollit vendor.…