Gjukanoviç: Nënshkrimi i Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe nga Abazoviç është tradhtia më e madhe ndaj Malit të Zi pas vitit 1918

03 gusht 2023 | 21:02

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar të enjten se përkatësia etnike shqiptare e kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është edhe vlera e tij më e lartë, porse ka shtuar se është krejt një çështje tjetër nëse Abazoviçi është njëkohësisht ndjekës i traditës autentike të rrënjëve shqiptare në Mal të Zi.

“E kam thënë dhe po e them sërish: e vetmja gjë me vlerë për të është se ai është shqiptar. Sa është ndjekës i traditës autentike të rrënjëve të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”, ka thënë ai, duke komentuar shkrimin autorial të Abazoviçit në një-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Gjukanoviç ndër të tjera ka theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe (3 gusht 2022) nga lideri i Lëvizjes Qytetare “URA” është tradhtia më e madhe ndaj Malit të Zi pas vitit 1918, ndërsa ka shtuar se “duhet të jesh edhe pa një grimë morali” t’ua përkujtosh këtë tradhti qytetarëve malazezë.

“Le të kujtojmë se sa herë kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e boshnjakëve dhe shqiptarëve në parlament se ata nuk duan të sundojnë në keqkuptimet politike malazeze-serbe që kanë rrënjë të thella historike”, ka potencuar ish-kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, transmeton e përditshmja malazeze “Vijesti”.

Ish-udhëheqësi më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Mali i Zi është shtëpia e të gjithë popujve që jetojnë atje, por jo edhe e Abazoviçit, ndërsa ka kujtuar mbrojtjen dhe kundërshtimin e tij ndaj të gjithë atyre që ishin acaruar me faktin që në krye të qeverisë malazeze do të vinte një shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i gazetës Nacionale, Berat Buzhala, ka thënë se kryeministri…