Gjukanoviq: Mali i Zi është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën drejt rrugës në BE dhe në NATO

23 prill 19:53

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri që të ndajnë me shtetin e Kosovës përvojat e tyre për ecjen para në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO.

Ai këto pohime i bëri përgjatë takimit që pati me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, raportojnë mediet malazeze,  transmeton Gazeta Express.

Gjukanoviq deklaroi se Mali i Zi do të ofrojë mbështetje edhe për procesin dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mediet raportojnë se Hysa dhe Gjukanoviq kanë folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19.

“Presidenti ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka uruar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me shpresën që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të shtetit tonë fqinj, me të cilin i ndajmë dhe për të cilat përpiqemi bashkërisht”, thuhet në njoftim dërguar medieve malazeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nga sot do të ketë në…