Gjuriqi, i lumtur për shëtitjen disaorëshe me Escobarin në Uashington: Diskutim frymëzues…

02 dhjetor 2022 | 12:08

Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka publikuar një fotografi për ta përshkruar një takim me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, që siç ka thënë ai ishte frymëzues dhe ka zgjatur disa orë.

Me një “selfie” në një rrugë të Uashington, D.C., Gjuriqi ka njoftuar për takimin dhe më pas shëtitjen që e ka pasur dje me zëvendësndihmëssekretarin amerikan, Escobar.

“Sot, shijova disa orë diskutimi frymëzues për raportet Serbi – ShBA dhe një shëtitje të lirë në peizazhin vjeshtor të Uashingtonit, nën shoqërinë e mirë të zëvendëssekretarit amerikan, Escobar. Ndryshe prej motit pak të zymtë, perspektivat e bashkëpunimit tonë janë të ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq, të enjten në “Twitter”.

Në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik, institut amerikan me seli në Uashington, Escobar ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato veçse janë në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet”, ka thënë Escobari, sipas raportimeve të së enjtes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq ka thënë se Diego Maradona…